75 Mall Live Search
15:12 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Bahtiri: Dorëheqja e Konjufcës s’do të ndodhë

Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet ta kuptojë se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca nuk është e arsyeshme të japë dorëheqjen dhe kjo nuk do të ndodhë.

Ai ka thënë se pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme të ofertave të Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-ja për të mirën e vet dhe për hir të një qeverisje progresive dhe reformatore duhet ta pranojë ofertën e fundit të VV-së, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

Marrëveshje e koalicionit për bashkëqeverisje nuk bën të vonohet më shumë, por të nënshkruhet sa më shpejt, sepse mjaft është humbur kohë.

Pas votimit nga 75 deputetë, LDK-ja duhet ta kuptojë se kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca nuk është e arsyeshme të dorëhiqet dhe kjo nuk do të ndodhë.

Pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme të ofertave të Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-ja për të mirën e vet dhe për hir të një qeverisjeje progresive dhe reformatore duhet ta pranojë ofertën e fundit të VV-së.

AB