Pezullohet nga puna gazetarja, disa orë pasi vdiq Bryant ajo e postoi një histori të përdhunimit të tij
Një gazetare nga Washington Post është pezulluar nga gazeta.
Vetëm disa orë pasi legjenda e basketbollit dhe vajza e tij u vranë në një përplasje me helikopter, Felicia Sonmez ka postuar të dielën një histori shumë vjeçare për një rast të përdhunimit të Kobe Bryant, shkruan Indeksonline.
Ajo postoi një histori të prillit 2016 nga faqja e lajmeve “The Daily Beast” e cila mbante titullin: ‘Rasti shqetësues shqetësues i Kobe Bryant: Dëshmia e ADN-së, Historia e Akuzuesit dhe Gjysmë-Rrëfimi’.
Postimi mori mijëra pëlqime e shumë komente.
Sonmez thotë se ajo ka marrë kërcënime me vdekje pasi e kishte postuar atë.
Tracy Grant, redaktori menaxhues i The Ëashington Post, tha për DailyMail.com të dielën: ‘Reporterja Felicia Sonmez u vendos në pushim administrativ ndërsa “The Post” shqyrton nëse tëeet-et në lidhje me vdekjen e Kobe Bryant shkelën politikën e mediave sociale të Post./Indeksonline/