KONFIRMOHET: Takimi i QUIN-it me VV-në dhe LDK-në mbahet në këtë orë

Krerët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet që gjatë ditës së sotme të zhvillojnë një takim me ambasadorët e QUINT-it dhe shefen e BE-së në Kosovë.
Indeksonline mëson se takimi do të zhvillohet pasditen e sotme, konkretisht në orëN 17:00 në Kuvendin e Kosovës.
Kësisoj, angazhimi i ndërkombëtarëve po del të jetë “treni i fundit” që këto dy parti të nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëqeverisjes.

Ndryshe, gjatë takimit të djeshëm nuk kishte asnjë lëvizjeje nga qëndrimet e ngurta të VV-së dhe LDK-së.
LDK-ja assesi nuk do të pranojë që t’i thotë “PO” marrëveshjes pa pasur postin e kryetarit të Kuvendit, të cilin aktualisht po e ushtron Glauk Konjufca.