75 Mall Live Search
11:59 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Lajmi “FAKE” për pamjet e rrëzimit të Kobe Bryantit, ato ishin në Dubai!

Një video e publikuar në mediat ballkanike të momentit të rrëzimit të legjendës së basketbollit, Kobe Bryant, po del të jetë “fake news”.

Ky incizim ishte i bërë para dy vjetësh (2018) gjatë rrëzimit të një helikopteri në Khaimah të Dubait, transmeton Indeksonline

Ndryshe, legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, humbi jetën mëngjesin e së dielës në mënyrë tragjike pas përplasjes së helikopterit në Kalabasas të Los Anxhelosit.

Të vdekur mbetën 9 persona, në mesin e tyre Kobe dhe vajza e tij.

Kobe Bryant (41), Gianna Bryant (13), John Altobelli (56), Keri Altobelli, Alyssa Altobelli, Sarah Chester (45), Payton Chester (13), Christina Mauser and the pilot, Ara Zobayan. /Indeksonline/