75 Mall Live Search
14:38 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Reçica merr pjesë në konferencën e rëndësishme për punësim, në Sarajevë

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, po merr pjesë në një konferencë të rëndësishme për çështjen e punësimit në Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Sarajevë.

Reçica në këtë konferencë ka paraqitur situatën dhe sfidat me të cilat Kosova përballet sa i përket papunësisë.

Postimi i plotë:

Me ftesë nga Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit jam duke marrë pjesë në konferencën me temë “Punësimi, hijet gri në Ballkanin Perëndimor”, mbajtur në Sarajevë, konferencë që po bënë bashkë ministra dhe zyrtarë nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë konferencës paraqita gjendjen aktuale me të cilën po ballafaqohet Kosova, me papunësi të madhe, informalitetin në punë, si dhe masat të cilat janë ndërmarrë për ti adresuar këto çështje.

Theksova se Kosova ka nevojë për hapjen e më shumë vendeve të reja të punës me qëllim të stabilitetit të tregut të punës dhe gjithashtu të mbikëqyr mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe sigurisë dhe shëndetit në punë.