75 Mall Live Search
15:39 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Shtohet optimizmi në LDK, Imri Ahmeti pret rezultate pozitive në takim me QUINT-in

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka folur për koalicionin mes Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ahmeti, njëherësh anëtarë i kryesisë së LDK-së, i pyetur së çfarë pret nga takimi i sotëm që është paralajmëruar mes LDK-VV dhe ambasadorëve të QUINT-it, ai ka thënë se koalicioni duhet të ndodh sot ose nesër.

“Koalicioni duhet të ndodh sot ose nesër, prezencën e përfaqësuesve të shteteve të QUINT-it në këtë takim e shoh në shërbim të gjetjes së zgjidhjes”, tha  Ahmeti për “Indeksonline”

Image result for imri ahmeti LDK indeksonline

Ai po ashtu ka shtuar se janë në fund të procesit dhe koalicioni duhet të ndodh sot ose nesër.

“Nëse nuk ka marrëveshje atëherë duhet të dy partitë bashkë të shpallin të dështuara negociatat ose të japin lajmin e marrëveshjes.

“Unë pres dhe jam në favor të ndërtimit të institucioneve qeverisëse përkatësisht të arritjes së marrëveshjes”, tha ai, duke shtuar se ose të arrihet marrëveshja ose të shpallen të dështuara bisedimet. /Indeksonline/