75 Mall Live Search
15:40 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Dy opsionet e mundshme se si mund të funksionojë linja hekurudhore Prishtinë-Beograd

Një takim i rëndësishëm u zhvillua këtë të hënë në Berlin. Përfaqësues të Kosovës dhe të Serbisë u mblodhën bashkë për të diskutuar rreth marrëveshjes për rikthimin e linjës hekurudhore Prishtinë-Beograd.

Me iniciativë të Dërguarit të Posaçëm të presidentit amerikan, Richard Grenell, i cili është edhe përfaqësues Special i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi u mbajt takimi në mes zyrtarëve kosovarë dhe atyre serb për rikthimin e linjës hekurudhore.

Por është pikërisht një nga mediat serbe që ka zbuluar detaje të reja dhe opsionet e mundshme se si mund të funksionojë kjo linjë hekurudhore.

Sipas Tanjug, janë dy opsione: Opsioni i parë është që linja hekurudhore të jetë Beograd-Llapovë Kragujevc-Kralevë-Prishtinë, me gjatësi prej 366 kilometrash, transmeton Indeksonline.

Opsioni i dytë është që linja hekurudhore të funksionojë nga Beogradi në Llapovë-Nish-Dolevac-Kurshumli-Prishtinë, linjë kjo me gjatësi 388 kilometra.

Linja e parë parashihet të përfundojë në veri të Mitrovicës, kurse e dyta të jetë linjë direkte për në Merdare.

Kjo linjë e cila përfundimin e ka në Merdare është jashtë funksionit që nga viti 1999, pasi që u shkatërrua nga bombardimet. Duhet përkujtuar që takimi i së hënës në Berlin zgjati më shumë se tri orë, e pas këtij takimi palët e të dy vendeve deklaruan se shpresojnë në arritjen enjë marrëveshje të tillë sa më shpejtë të jetë e mundur./Indeksonline/