75 Mall Live Search
18:27 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Kuvendi i Prishtinës votoi pro, për mbrojtjen e liqenit të Badocit

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Prishtinës sot është votuar me 26 vota për mbrojtjen e liqenit të Badocit.

Aty është rekomanduar që Liqeni i Badovcit të futet tek Zona e Peisazhit të Mbrojtur dhe të anulohen Kushtet Ndërtimore për palën e përfshirë.

Rekomandimet

1. Komuna e Prishtinës bazuar në aktet ligjore në fuqi të anulojë kushtet ndërtimore të lëshuara në pjesën e Liqenit të Badovcit në datën 26.12.2019.

2. Të fillohen Proceduarat që zonën për rreth Badovcit, e cila nuk është e përfirë në peisazh të mbrojtur, të bashkohet me peizazhin e mbrojtur në parkun regjional të Germisë.

Vendimi

1. Kuvendi Komunal merr vendim që të pezulloj Planin Zhvillimor Komunal për zonën 1 dhe 2 për mbrojtjen rreth liqenit të Badocit deri në nxerrjen e dokumenteve të reja të planifikimit për këtë zone, siç janë PZHK, Harta Zonale, Plani i hollësishëm regullues./IndeksOnline/