75 Mall Live Search
20:35 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Përfundon takimi VV-LDK

Ka përfunduar takimi mes zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të
Kosovës dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje i mbajtur në Kuvendin e Kosovës.

Të pranishëm, në cilësinë e vëzhguesve, ishin edhe përfaqësues të vendeve të QUINT-it, të cilët kanë dalë para pak kohe nga takimi.

Ata u ftuan nga Lëvizja Vetëvendosje për të marr ë pjesë në takimin e sotëm.

Të njëjtit sot në mesditë nëpërmjet një deklarate të përbashkët për media thanë se nuk ndërhyjnë në zgjidhjen e ngërçit politik.

Nuk dihet ende epilogu i këtij takimi./IndeksOnline/