Haradinaj i tronditur nga vdekja e policit dhe plagosja e dy të tjerëve

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook është shprehur të jetë i tronditur për vdekjen e policit kosovar në Zhur të Prizrenit dhe plagosjen e dy të tjerëve.
Ai ka ftuar organet e rendit që ta hetojnë rastin dhe t’i marrin veprimet e nevojshme.
Ky është postimi i plotë:
I tronditur me lajmin për humbjen e jetës së një pjesëtari të Policisë së Kosovës, plagosjen e dy të tjerëve dhe një fëmije nga një shpërthim i një mjeti eksploziv në Zhur të Prizrenit.
Ftoj organet e rendit që të zhvillojnë hetimet dhe të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për ta zbardhur gjithë këtë situatë dhe për të sjellë para drejtësisë, përgjegjësit e këtij akti.
Ngushëllime për familjen e policit që humbi jetën dhe shërim të shpejtë për të plagosurit!