Qytetarët rrotullojnë “Mercedesin”, për të nxjerrë një grua të bllokuar

Një grup qytetarësh në New York u bashkuan për të shpëtuar një grua, e cila u bllokua nën një “Mercedes-Benz” GLE.
“NY Post”-i raporton se gruaja pas një aksidenti kishte përfunduar përfundi makinës “Mercedes-Benz”.
Pamjet e shpërndara në Twitter tregojnë një numër njerëzish aty pranë që nxitojnë për të dalë në ndihmë. Në pak sekonda, ata futen në veprim dhe janë në gjendje ta rrotullojnë “Mercedesin” në anën e saj të djathtë përpara se të çlironin shpejt gruan nga poshtë.
Gjendja e gruas mbetet e paqartë. Sidoqoftë, raportohet se gruaja ishte me vetëdije gjatë gjithë kohës që ishte nën “Mercedes-Benz” dhe se ajo madje po përdorte telefonin e saj ndërsa ishte e bllokuar. /IndeksOnline/
Just now at Delancey and Norfolk in the Lower East Side an accident ran over a pedestrian trapping them under an SUV. Onlookers just lifted the SUV, dragging the victim out. pic.twitter.com/uq1IHcSJ9k
— help how do i change this (@colbydroscher) January 26, 2020