75 Mall Live Search
15:35 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Iu dha lamtumira e fundit policit hero, Sami Thaçi

Në Shkarashnik të Malishevës, me nderime të larta shtetërore i është dhënë lamtumira e fundit policit hero, Sami Thaçi, i cili mbrëmë ra në kryerje të detyrës në Zhur të Prizrenit.

Shumë zyrtarë policor, familjarë e qytetarë morën pjesë në varrimin e heroit Thaçi.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ndarë urdhrin “Hero i Kosovës” për policin Sami Thaçi.

Presidenti ka thënë se sakrifica e dhjetëra policëve të rënë në mbrojtje të rendit dhe ligjit na obligon që të punojmë edhe më shumë për një Kosovë të qetë e stabile dhe një vend më të mirë për gjithë qytetarët tanë./IndeksOnline/