75 Mall Live Search
17:44 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Përleshje në stërvitjen e Bayernit, lojtarët grushtojnë njëri tjetrin

Një përleshja ka ndodhur gjatë ditës së sotme në mes të futbollistëve të Bayern Munchenit.

Leon Goretzka dhe Jerome Boateng janë përleshur në mes vete derisa po zhvillonin një ndeshje përgatitore, shkruan Indeksonline.

Deri te kacafytja erdhi si pasojë e një ndërhyrje të fortë nga braziliani në dëm të gjermanit.

Bashklojtarët kanë ndërhyrë dhe i kanë qetësuar lojtarët derisa trajneri ka ndërprerë stërvitjen.

Goretzka ka reaguar në rrjetet sociale me një foto së bashku me Boatengun, ku shihet se gjithçka mes tyre është sqaruar. /IndeksOnline/