‘Burdushi’ tregon pse s’po bëhet koalicioni Vetëvendosje-LDK

Mjeku popullor i njohur në publik si Burdushi ka treguar se kush po e bllokon arritjen e koalicionit në mes Vetëvendosjes dhe LDK-së.
Hysri Peqani (Burdushi) ka treguar njërën nga arsyet që sipas tij ky koalicion nuk po ndodhë ende.
“Serbët kanë bërë magji që t’ja prishin harmoninë Kosovës. Ka magjistar të fortë që punojnë këso gjëra, dhe ta bllokojnë jo vetëm shtetin, por edhe të përhapin viruse”, tha ai në T7, transmeton Indeksonline.
Madje ai shtoi se njëherë e ka të ndaluar të punojë.
“Më shumë nga ana e LDK-së ka mësysh dhe magji.Ju e dini mirë që përmendet Luftën e Ftohtë. E dini se në Interpol ka shumë njerëz që punojnë, dhe magjistarët për rreth tyre. Njerëzit që janë për vendin e vet punojnë për vendin e tyre kanë edhe rrethin e vet”, tha ai./Indeksonlie/