75 Mall Live Search
08:42 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Reperi kapet nga policia, dyshohet se mbante armë zjarri në një qendër tregtare

Reperi i njohur amerikan Offset, është ndaluar së fundmi nga policia në Los Angeles, pas raportimit se ai po mbante armë zjarri në një qendër tregtare.

Burimet ndërkombëtare shkruajnë se pas thirrjeve, policia ka dalë në vendin e ngjarjes rreth orës 8 të mëngjesit. Thirrja kishtet të bënte me raportimin se një person brenda qendrës tregtare ‘Grove’ posedonte armë, transmeton Indeksonline.

Më pas policia ka kapur reperin Offset dhe shoqëruesit e tij, duke i hetuar për këtë rast.

Edhe pse ende nuk dihet nëse Offset apo shokët e tij kishin armë, por që hetimet po vazhdojnë.

Në pamjet e TMZ, shihet reperi Offset duke pyetur oficerët pse është prangosur. /Indeksonline/