75 Mall Live Search
12:03 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Liverpooli e kishte në dorë Ronaldon, kjo është arsyeja se pse s’e transferoi

Liverpooli ishte pranë transferimit të Cristiano Ronaldos nga Sportingu në vitin 2003 para kalimit të tij në Old Traford.

Ronaldo kishte folur atëherë për interesin duke pranuar se do të ishte një “ëndërr” për të luajtur për klubin në Anfield.

United-i më pas arriti marrëveshjen me portugezin duke u transferuar në Old Trafford për 12.2 milionë.

Ish- ndihmësi i Liverpoolit , Phil Thompson, pretendon se ai zhvilloi bisedime me agjentët për një marrëveshje me pagë prej 4 milionë funtesh për të marrë Ronaldon në Anfield.

Trajneri i Liverpoolit, Gerard Houllier, nuk ishte tepër i bindur për marrëveshjen dhe kishte frikë se ardhja e Ronaldos, do të ndikonte në strukturën e pagave të klubit dhe do të shkaktonte trazira te lojtarët tjerë.

Ronaldo më pas u bë një nga lojtarët më të mirë në botë, ku Manchesteri e shiti te Reali për rreth 100 milionë euro. /IndeksOnline/