Haradinaj takon Kosnettin flasin për vizitën në Amerikë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj është takuar sot me Ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka njoftuar se me ambasadorin amerikan kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe agjendën e vizitës së tij në SHBA për javën e ardhshme.
“Sot në mesditë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë takova Ambasadorin Philip Kosnett për të diskutuar aktualitetin politik në vend dhe agjendën e vizitës sime në SHBA për javën e ardhshme. Kosova është me fat që ka në krahë SHBA-të”, ka shkruar Haradinaj.