Liverpool prezanton golin “magjik” të futbollistit 16 vjeçar

Futbollisti i Liverpoolit për grup moshat U 23, Harvey Elliot ka shënuar një gol fantastik gjatë ndeshjes së djeshme kundër Wolves.
Elliot arriti të shënoj në minutën e 54’ një gol që natyrisht e mori vëmendjen e të gjithëve, madje faqja zyrtare e Liverpoolit e ka postuar golin e tij në facebook.
Harvey më parë ishte futbollist i Fulham U18 pastaj kaloi te skuadra e Liverpoolit U23, futbollisti është i lindur në vitin 2003 kurse po vlerësohet mjaftë shumë për golat por edhe për asistent e veqanta që ai bën./Indeksonline/.