Gjiganti evropian pas Visar Bekajt, e ndoqën në stërvitje

Portieri i Prishtinës, Visar Bekaj e ka marrë vëmendjen e klubit turk, Beshiktashit.
Po ashtu ai sot në stërvitje ishte nën vëzhgimin e këtij klubi ku prezent ishte menaxheri i portierëve.
Në ndeshjen e sotme miqësore, Prishtina – Ordbasy, prezent ishte edhe menaxheri i portierëve të klubit të madh turk të Stambollit, Beshiktash.
Nën vëzhgimin e tij të afërt ishte portieri ynë, Visar Bekaj.
Bekaj, njëherësh edhe anëtar i Përfaqësueses së Kosovës, sot nuk pati aq shumë punë meqenëse ishte Prishtina ajo që po kërkonte të shënonte duke mos i lejuar raste shënimi skuadrës kundërshtare.
Padyshim që prezenca e skautëve të klubeve të mëdha nuk i bënë nder vetëm Prishtinës, por në përgjithësi futbollit tonë kosovar.