75 Mall Live Search
20:29 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Deputeti i VV-së: Deri të dielën arrihet marrëveshja me LDK-në

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mefail Bajqinovci, ka paralajmëruar se fundi i kësaj jave do të jetë vendimtar për arritjen e koalicionit ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratikë të Kosovës (LDK).

Sipas tij në vikend do të nënshkruhet përfundimisht marrëveshja LVV-LDK, por nuk ka treguar se potencialisht se si do të duket kjo marrëveshje.

Sipas tij këto dy subjekte politike do të merren vesh para 4 shkurtit.

“Unë besoj shumë që deri të dielën, ditën e diele do të nënshkruhet marrëveshja, do të formohet qeveria me LDK, do ta krijojmë qeverinë dhe do ta gjejnë një modalitet për këtë”, ka thënë ky deputet i VV-së në intervistë për gazetën Blic.

Image result for mefail bajqinovci