39 vjeçarja bëhet nënë përmes IVF, familja i dha paratë e fituara në lotari!

39 vjeçarja, Rebeca Brown ka lindur fëmijen e saj përmes IVF, të cilën ajo e financoi me pjesën e fituar prej 1 milion £ në Lotarinë Kombëtare të fituar nga familja e saj.
Brown e cila është edhe infermiere me profesion, kontaktoi “FERUGJENC CARN CARE” në Nottingham për të marrë disa këshilla pasi kishte dëshirë të kishte një fëmijë.

Duke kujtuar momentin se trajtimi i IVF kishte qenë i suksesshëm, zonja Broën tha: ‘Gjëja e parë që bëra ishte “Facetimed” me motrën time duke i thënë asaj “mirëmëngjesi teze Julie”, dhe ajo menjëherë i tha nënës dhe babait tim se unë kisha sukses me IVF. Pastaj unë qava pak – kurrë nuk kam menduar me të vërtetë se do të arrinim në këtë fazë. “, ka thënë ajo, transmeton Indeksonline.

Një test që ajo bëri në shkurt të vitit 2018, rezultoi se kishte disa qeliza anormale, të cilat doli të ishin qëliza prekanceroze në qafën e mitrës së saj.
“Kur doktorët më thanë kështu, këtë histori dhe poashtu edhe moshën time e kisha parasysh …atëherë mendova më mirë të kisha një fëmijë tash se sa më vonë. Dhe unë thjesht mendova, e dija çfarë doja – thjesht më bëri të kuptoja atë që doja më shumë se gjithçka. Kështu që unë thjesht shkova direkt për të. Babai im tha që kisha nevojë për një burrë dhe e vërtetova se ti nuk duhet të jesh në një marrëdhënie për të pasur fëmijë”, ka shtuar tutje ajo.
39 vjeçarja, Brown tha që ajo kërkonte një donator të spermës si pjesë e trajtimit të saj IVF – duke shtuar se ishte e lumtur me çdo rezultat.
“Nuk dua të ofendoj askënd, por thjesht thashë që nuk dua ndonjë person me gjatësi të vogël dhe kam dashur dikë me lartësi mesatare – kështu që isha mjaft e gjerë dhe u përputha mjaft shpejt,” tha ajo.
Ethel lindi të premten dhe është shëndodh e mirë.
‘Ethel ishte një emër që më pëlqente shumë, por gjithashtu kisha një paciente të quajtur Ethel, e cila ishte një zonjë me të vërtetë e lezetshme e ëmbël”, ka theksuar ajo. /Indeksonline/