75 Mall Live Search
21:57 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Bosch beson se prodhimi i makinave ka arritur kulmin, dhe po bie

Shitjet globale në vitin 2020 pritet të bien nën 90 milionë njësi. Industria globale e automobilave tashmë mund të ketë arritur pikën e tij kulmore përsa i përket prodhimit – kjo është ajo që pretendon një nga kompanitë kryesore të inxhinierisë dhe teknologjisë në botë, deklaroi kompania Bosch përmes CEO-s së tyre. Dhe nëse i hedhim një vështrim të shpejtë numrave, pajtohemi plotësisht me parashikimin e Volkmar Denner.

Shitjet globale të makinave ranë më shumë se katër përqind vitin e kaluar në krahasim me 2018 në 90.3 milion njësi, sipas të dhënave nga analistët e LMC Automotive, transmeton IndeksOnline.

Për krahasim, në vitin 2018, dorëzimet globale të automjeteve të reja ishin 94.4 milionë dhe 95.2 milionë vitin e kaluar. Parashikimet fillestare vlerësojnë se prodhimi pritet të bjerë për të tretin vit radhazi në vitin 2020 me afërsisht 2.6 përqind, në një total prej 89 milionë njësish.

“Mund të jetë që ne kemi kaluar kulmin e prodhimit të automobilave,” komentoi kohët e fundit CEO i Bosch, Volkmar Denner.

Denner gjithashtu beson se një rritje në prodhim dhe shitje nuk duhet të pritet para vitit 2025, kur gjenerata e ardhshme e automjeteve elektrike më të përballueshme duhet të dalë. Në përgjithësi, këtë vit, tregu do të tkurret me rreth 10 milionë njësi në krahasim me vitin 2017.

Recesioni aktual në industrinë e automobilave do të thotë që Bosch do të duhet të shkurtojë një numër të madh të vendeve të punës për shkak të një rënie prej 44 përqind të fitimit operativ të plotë.

Sidoqoftë, zhvendosja tek makinat elektrike mund të krijojë mundësi afatgjata, tha Denner, por do të ndikojë në punët në afatin e afërt. Është interesante, ai shpjegoi se dhjetë punëtorë janë të nevojshëm për të bërë një sistem injektimi me naftë, tre për një sistem benzine dhe një për të prodhuar një motor elektrik. /IndeksOnline/