Loredana kapet “mat”, zëvendëson Mozzikun me një tjetër reper

Që nga koha kur i dhanë fund lidhjes, Loredana dhe Mozziku janë krye tema e mediave rozë.
Çdo lëvizje e tyre komentohet, e fokus të madhë ka jeta e tyre private të cilën ata e ruajn me fanatizëm.

Ndonëse u tha që Loredana ka nisur një romancë me producentin Macloud, tashmë një detaje tjetër ka marrë vëmendjen.
Këtë herë është Loredana ajo që është kapur “mat” me reperin e njohur, Zuna.

Loredana dhe Zuna kanë publikuar imazhe nga e njëjta makinë, duke ngritur dyshime se dyshja janë më shumë se miq.
Se çfarë raportesh kanë dy artistët e njohur, mbetet të shihet./Indeksonline/
