75 Mall Live Search
10:13 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Vetura e godet për vdekje një femër, në Lipjan

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21 e 30 minuta në Lipjan, raporton IndeksOnline.

Një person duke e ngarë automjetin në mënyrë të pasigurt, ka goditur një këmbësore, e cila ka pësuar lëndime të rënda dhe si pasojë e tyre ka ndërruar jetë në QKUK.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/