75 Mall Live Search
11:25 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Ramush Haradinaj s’i jep shpresë Albin Kurtit: S’kemi marrëveshje, s’e votojmë Qeverinë të hënën!

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot ka bërë homazhe në nder të rënies heronjve, te shtatorja e Zahir Pajaziti, me rastin e 23-vjetorit të rënies, shkruan IndeksOnline.

Haradinaj ka thënë se tre heronjtë: Zahiri, Hakifi dhe Edmondi ishin themelues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me këtë rast, Haradinaj ka folur edhe për caktimin e seancës plenare për bërjen e Qeverisë së re, të hënën.

Haradinaj ka thënë se nuk kanë marrveshje me LVV-në dhe nuk do të votojnë Qeverinë më 3 shkurt, ora 11:00.

“Normale që është caktuar seanca pasi që kryhet afati kushtetues. Aleanca nuk voton ndonjë Qeveri të hënën. Ne jemi opozitë dhe nuk di a do të ketë Qeveri të pakicave nuk dua të paragjykoj”, ka thënë ai./IndeksOnline/