Ministri dhe gjeneralët e FSK-së – homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, nderoi heronjtë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, me rastin e 23-vjetorit të rënies së tyre.
Ai ishte i shoqëruar nga zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, gjeneralbrigade Naim Haziri dhe udhëheqës të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës.
Ata bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë dhe te vendi i rënies së tre dëshmorëve në fshatin Pestovë, në nderim të jetës dhe veprës së tyre të pavdekshme.