Klubi kosovar e transferon djalin e axhës së Granit Xhakës

Klubi futbollistik FC Besa, nga Peja sot ka prezantuar 6 futbollistët e rinj që do të jenë pjesë e kësaj skuadre.
Këta futbollist janë: Almedin Murati, Qëndrim Dautaj, Blazo Rajovic, Endrit Binakaj, Florent Molliqaj dhe djali i axhës së Granit e Taulant Xhakës, Agon Xhaka.
Ky i fundit më parë ishte pjesë e skuadrës së kryeqytetit Prishtinës, kurse tani klubi pejon ka arritur marrëveshje me futbollistin.
Futbollisti është vetëm 22 vjeçar dhe luan në pozicionin e mbrojtësit./Indeksonline/.

