Menaxheri i Dafina Zeqirit, shpjegon arsyen e anulimit të koncerteve të këngëtares

Dafina Zeqiri është padyshim një nga artistet më të kërkuara shqiptare, prandaj është e pranishme pothuajse çdo mbrëmje në koncertet në vende të ndryshme.
Por, së fundi është anuluar koncerti i këngëtares i paraparë të mbahet qytetin e Vjenës.

Pas kësaj ka dalur me një shpjegim menaxheri i këngëtare, Pëllum Çitaku duke sqaruar se pse po ndodhë një gjë e tillë.
“Të dashur ndjekës, pas reagimeve të shumta që kam marrë nga ju rreth anulimit të disa mbrëmjeve muzikore të artistes Dafina Zeqiri, e pash të rrugës me e jep një shpjegim të vogël për ju. Kur kontaktohem nga organizatorët mundohem t’i kushtoj rëndësi secilit detaj në mënyrë që mos të lë hapësirë për ndonjë keqinterpretim dhe në përpikmëri t’i zbatojmë obligimet që kemi ndaj organizatorëve, gjë të cilën e pres edhe nga ana e tyre drejt nesh…”, ka shkruar menaxheri i këngëtares.

“Kur ndodhë e kundërta atëherë më duhet të ndërmarr hapa jo fort të dëshiruar nga ana jonë, gjë që rezulton edhe me anulimi të mbrëmjeve muzikore, ashtu siç ka ndodhur në mbrëmjet që i kemi lajmëruar si të anuluara! Mirëpo ju premtoj që shumë shpejt do të takohemi në qytetin afër jush! Deri atëherë, vazhdoni me dëgjua muzikë të mirë!”, ka shpjeguar tutje Pëllumbi./Indeksonline/