75 Mall Live Search
22:50 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Tërmet i fuqishëm në Tiranë, magnituda 4.5 ballë

Një tërmet i fuqishëm por i shkurtër e ka goditur kryeqytetin e Shqipërisë, Tirana.

Sipas faqes ‘EMSC’ për tërmete, magnituda e dridhjes ishte 4.5 shkallë.

Ditët e fundit kanë ndodhur disa tërmete, fatmirësisht të lehta, në kryeqytetin e Shqipërisë.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar apo dëme materiale./Indeksonline/