75 Mall Live Search
10:40 / E Shtunë, 01 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Me një fotografi përkrah saj, Ermal Fejzullahu uron motrën për ditëlindje

Sot ka ditëlindjen Bulza Fejzullahu, motra e këngëtarit të mirënjohur, Ermal Fejzulllahu.

Në këtë ditë special për një nga personat më të rëndësishëm në jetën e këngëtarit, nuk ka munguar as urimi i tij i veçantë.

Ermali ka zgjedhur fjalët më të bukura për ta uruar motrën e cila jeton larg Kosovës. 

“E dashura moter edhe pse larg , gjithemone me ty jam.. te dua shume urime edhe 100 e lumtur siq je me krejt tmirat e botes”, ka shkruar Ermali sipër një fotografie ku shihet përkrah saj.

Ndryshe, Ermali ka kohë që nuk ka publikuar një projekt të ri muzikor, ndërsa mbetet i angazhuar në koncerte brenda dhe jashtë vendit./Indeksonline/