75 Mall Live Search
12:31 / E Shtunë, 01 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Vërmicë, arrestohen dy persona që po kontrabandonin njerëz nga Siria

Policia e Kosovës mbrëmë në Vërmicë ka arrestuar dy persona që kishin kontrabanduar katër njerëz nga Siria.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, transmeton Indeksonline.

Vetura e dy të arrestuarve është konfiskuar.

Ndërsa njësia për imigrim është duke u marrë me katër personat nga Siria./Indeksonline/