75 Mall Live Search
20:07 / E Shtunë, 01 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Koalicioni VV-LDK, lajmërohet Vjosa Osmani

Ish kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, pas raportimeve se është arritur marrëveshja për koalicion bashkëqeverisës me LVV është “dok” në Facebook.

Ajo ka shpërndarë një thënje nga shkrimtari Jusuf Gërvalla.

“Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun.

Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!

-Jusuf Gërvalla-“, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, në media po raportohet se VV-LDK nesër do të nënshkruajnë marrvëshjen për bashkëqeverisje, ku dy partitë kanë bërë lëshime./IndeksOnline/