Milan – Verona, formacionet zyrtare

Milan do të ndeshet me Veronën në kuadër të javës së 22-të të Serie A.
Rosonerët janë duke kaluar në një formë të lartë, që nga ardhja e sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimovic, kështu duke mbledhur 10 pikë në katër ndeshjet e fundit.
Mirëpo për këtë ndeshje, trajneri Stefano Pioli nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesit veteran, pasi i njëjti është me grip dhe nuk ka qenë i gatshëm për ndeshjen e sotme.
Suedezi nuk do të jetë mungesa e vetme për rosonerët, pasi për këtë sfidë nuk do të jenë të gatshëm as Kjaer e Krunic.
Ja formacionet zyrtare të të dyja skuadrave për këtë ndeshje:
Milan: Donnarumma, Calabria, Musacchio, Romagnoli, Hernandes, Castillejo, Kessie, Calhanoglu, Bonaventura, Leao, Rebic.