Vetëm një gjyqtar nuk arrin t’i kaloj testet fizike

Nga data 30 janar e deri sot është mbajtur Seminari me Gjyqtarë të Futbollit nën përkujdesjen e FFK-së dhe UEFA-së, ku instruktorë ka qenë z. Alan Snoddy.
Gjatë këtij seminari para gjyqtarëve janë ligjëruar tema të ndryshme siç janë: Loja me dorë, Incidentet në zonën e penalltisë, bashkëpunimi si dhe tema të tjera të referimit.
Në seminar kanë qenë 75 pjesëmarrës të cilët nën vëzhgimin e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv, z. Xhelal Broja dhe kryetarit të Komisionit të gjyqtarëve, z. Përparim Hasani i janë nënshtruar testit fizik.
Nga 74 pjesëmarrës në testin fizik të gjithë kanë kaluar testet dhe vetëm njëri nga ta, nuk ka arritur që të kalojë.
Komisioni i Gjyqtarëve ka përcjellë gjithë ecurinë e seminarit dhe vlerëson se gjyqtarët janë të gatshëm për fillimin e sezonit pranveror.
