75 Mall Live Search
20:13 / E Diele, 02 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Agim Bahtiri: Kam thanë, në Mitrovicë vuloset fitorja!

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, nuk ka dashur të flas shumë për marrëveshjen e finalizuar sot mes VV-së dhe LDK-së.

Ai ka preferuar vetëm ta publikojë një fotografi të realizuar me Albin Kurtin në Mitrovicë, derisa ka shkruar: Këtu kam thënë: “Në Mitrovicë vuloset fitorja”!

Ashtu doli, Urime!

Kujtojmë që nesër, Kurti do të kërkojë votat e deputetëve për t’u bërë kryeministër, në seancën plenare për votimin e Qeverisë së re.

Kjo qeveri do t’i ketë 15 ministri, ndërsa tri nga këto ministri do t’i takojnë pakicave./Indeksonline