Shqiptari vrau gruan me thikë, reagon aktorja: Të shkoftë shpirti në ferr

Aktorja Egla Ceno, ka reaguar përmes një statusi sot në Facebook, mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi në Xhafzotaj, ku burri vrau me thikë gruan e tij.
Aktorja, nga ngjarja e rëndë, teksa ka bërë postimin, pranon se ka humbur edhe qetësinë, aq sa e ka quajtur burrin që kreu krimin “një kërmë të pa kallur” dhe “kaposh deti që vret gruan në banjë”.
Lulzim Cuku, 45-vjeç, la të vdekur bashkëshorten, duke e goditur 3 herë me thikë, dhe u largua nga vendngjarja, për t’u vënë në pranga disa orë më vonë, në një ngjarje tronditëse mëngjesin e sotëm.
Statusi i aktores Egla Ceno:
“Askush nuk ndihet më qelbësirë, inferior, agresiv, i padenjë, fëlliqësirë, i cënuar në nder, i tradhëtuar, i parespektuar, i pashërbyer dhe i urryer se një burrë që nuk është burrë!”
“Të shkoftë shpirti në ferr për së gjalli! E të më ndjejë Zoti por nuk flas dot me qetësi për një kërmë të pa kallur që vret gruan si kaposh deti në banjo! Manjola 33 vjeç!”