75 Mall Live Search
10:13 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kurti arrin në Kuvendin e Kosovës

Në ora 11:00 pritet të fillojë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ku do të votohet Kryeministri dhe qeveria e re e vendit.

Tashmë në objektin e Kuvendit të Kosovës ka arritur edhe i mandatuari për Kryeministër, Albin Kurti i i cili ka mbledhur Grupin Parlamentar të partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Indeksonline.

Deri më tani numër i vogël i deputetëve janë parë duke mbërritur në objektin e Kuvendit, teksa ka mbetur edhe një orë kohë deri në orarin e paralajmëruar për zhvillimin e seancës./Indeksonline/