Votimi i qeverisë “Kurti” në Kuvend, të pranishëm prindërit e Astrit Deharit

Në sallën e Kuvendit të Kosovës ku pritet që të zhvillohet seanca plenare për zgjedhjen e kryeministrit të ri dhe të Qeverisë së re të vendit janë edhe prindërit e ish-aktivistit të VV-së, Astrit Dehari.
Prindërit e Deharit janë parë në Kuvendin e Kosovës teksa po bëhen përgatitjet e fundit për votimin e qeverisë “Kurti”, transmeton Indeksonline.

Në momentalisht kanë arritur disa prej deputetëve, pavarësisht se seanca ishte planifikuar të fillonte në orën 11:00./Indeksonline