75 Mall Live Search
12:44 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

​Arben Gashi, bën thirrje për votimin e qeverisë “Kurti”

Deputeti Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se programi i hartuar nga dy partitë që kanë arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje është i dakorduar.

Në emër të deputetëve të partisë që i takon, ai bëri thirrje që të mbështetet qeveria “Kurti” me votë, pasi sipas tij sot po fillon një epokë e re si rezultat i një bashkëpunimi midis dy partive. Në seancën e sotme ku pritet të votohet Ekzekutivi i ri, deputeti Gashi tha se që nga sot do të nisë një fazë e re e qeverisjes.

 Deputeti Gashi tha se në zgjedhjet e 6 tetorit ka pasur një pjesëmarrje historike, e që sipas tij tregon vullnetin e qytetarëve për ndryshim. Ai tha se LDK-ja është partia e parë që mori pjesë në zgjedhje me një kandidate -femër.