75 Mall Live Search
13:55 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Si e ëma, si e bija, vajza e Jenifer Lopezit “ndez” atmosferën

Në spektaklin e “Super Bowl”-it, vëmendje të madhe morën paraqitjet e dy divave Jennifer Lopezit dhe Shakiras.

Jennifer Lopezi dhe Shakira ishin dy artistet që zbavitën publikun me energjinë e tyre skenike midis pjesëve të lojës.

Publiku gjatë mbrëmjes së djeshme është njohur edhe me yllin e ri të muzikës. Bëhet fjalë për vajzën e vogël të Jennifer Lopezit, Emme Muniz, 11-vjeçarja zbriti e vetme në skenë për të interpretuar pak nga “Lets get loud” ku tregoi se e ardhmja i përket asaj.

Më pas në skenë asaj iu bashkuar edhe Jennifer Lopezi dhe së bashku me të ëmën Emme dhuruan spektakël.