75 Mall Live Search
14:54 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Donika Kadaj: “As Baba Vanga s’ka pas paralajmërime më serioze”

Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se çuditet se si Albin Kurti sot nuk e përmendi Bashkimin Kombëtar dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Donika Kadaj ia ka përmendur Kurtit edhe paralajmërimin për ujdinë e monarkëve, që e ka vlerësuar si paralajmërim për ogurzin e Baba Vangës.

“Qeveria që do të votohet sot, është quajtur Qeveri e ndryshimit.

Deri tashti asgjë ndryshe nuk kemi parë. Perveq ndryshimit te qendrimeve. Prandaj eshte legjitime me i ngrit disa pyetje ketu: Pse nuk e permendet UÇK-në? Se nuk e besoj qe e ke harruar. Ti nuk do ta harroje nje gje te tille.
U frikesuat? Po nga kush. Sepse nuk besoj qe te ka thene dikush qe te mos flasesh me per te. Nuk besoj te kete qene as kerkese e Nderkombetareve e as e LDK.
Apo megallomania juaj nuk ju le me te flisni per te. UÇK ishte mjet i perdorshem per lufte kunder qeverive. Por jo tash. Tash mbase po e shihni si pengese per shtrirjen e pushtetit tuaj.se dyti cka supozohet me ndodh tash me kete ujdin e monarkeve siq e quajte dhe qysh po mbete puna e ogurit te zi; ( Glauku u shkarku) a ia nisi me agim veliun ne MPB doren ne zemer kjo spo hyn fort ne spektrin e ndryshimit. Edhe keshtu si paralajmerim po tingellon koxha i frikshem Ogur i zi (as Baba Vanga) ska pas paralajmerime me serioze.

Ndryshim do të nënkuptonte një transformim rrënjësor të qeverisjes e politikbërjes në Kosovë. Çka na paska qenë ky transformim deri tash.

Ta marrim së pari diskutimin për poste kundrejt atij për program.

Këto dy parti të koalicionit, vërtetë, diskutuan së pari për program. Por ky diskutim përfundoi aq shpejtë, e për të cilin aq pak u fol, që tregon qartë se asnjëra palë nuk e kanë pasur mendjen aty. Te programi.

Kështu asgjë ndryshe nuk ndodhi. Secila qeveri në Republikën e Kosovës kanë paraqitur program në Kuvend. Kjo rrallë ka pasur rëndësi.

Madje, për dallim prej herave të kaluara, ky koalicion asnjëherë nuk e publikoi programin e vet. Edhe pse thoshin që është gati asnjë shkronjë prej tij nuk doli në public.

Nuk ka gjë më joserioze se sa një qeveri e cila kërkon votë me një program të cilin e kanë sjellë sot në Kuvend dhe kërkojnë që sot të deklarohemi për të. Pra qasja e kësaj qeverie ndaj programit të vet tregon mungesen e pervojes, si me e pas dite qe vjen dikush i pa pervoje, i kemi kry punet e veshtira. Andaj sot Albini e ka me te lehte se shumicen e puneve te medha i ke te kryme. Kosova e ka ushtrine, taksen ndaj Serbise, ligjin per Trepqen, ligjin per qeverine, u pengu ndarja e Kosovës.

Ne sot si deputetë prej të cilëve kërkohet të vendosim me votë për këtë qeveri, na vihen përpara ca emra njerëzish, pa asnjë fjalë të shkruar se çka do të bëjnë këta njerëz. Pra, na kërkohet t’i pranojmë ata për atë që janë, e jo të na kërkohet të votojmë për atë që do të bëjnë. Dhe metoni se kjo eshte ndryshim
Kur thoni Qeveri e ndryshimit si do ta ndryshoni Kosovën? Së paku njëra prej partive të koalicionit, LVV, ndryshimin e koncepton si transformim rrënjësor shoqëror e ekonomik, që do ta dërgonte Republikën në fazën e tretë. Siç do ta quante z Kurti Republika e tretë. Ku është kjo Republikë e tretë në këtë program? Sepse qasja e ndryshimeve e përmirësimeve graduale, ka qenë qasja e secilës qeveri deri tash. Kjo nuk e transformon shoqërinë e as ekonominë. Rrjedhimisht as Republikën nuk e bën të tretë. Por vetëm Republikë. Ashtu siç e kemi pasur deri tash. Asgjë ndryshe.

Apo tash zoti Kurti nuk flet më për Republikën e tretë. Madje përherë e më pak flet për Republikën, zhvillimin, sovranitetin, barazinë, rolin e gruas. E përherë e më shumë për dialogun, heqjen e taksës, Lumezin, mua ma le këtë ministri e ti mere këtë, “unë duhet me zgjedh i pari, jo unë po zgjedhi i pari”.

Situata është kështu: në fushatë premtojnë transformim për shoqërinë, e në qeveri kërkojnë rehatim për veti.

Prapë asgjë ndryshe. Edhe Kurti, si Thaçi, apo Mustafa më parë, po e transformon veten duke e mbajtur shoqërinë e ekonominë të patransformuar.

Por t’I kthehemi negociatave partiake për koalicion. Kur ato për program përfunduan brenda 6 ose 7 ditëve, këto për pozita zgjatën mbi 100 ditë. Kështu i tërë përqendrimi i negociatave ishte në të vërtetë te pozitat. Çka na tregon kjo? Natyrisht se palët mund të thonë këto kanë zgjatë më shumë sepse këtu kemi pasur më shumë mospajtime. Por kjo nuk është përgjigje. Kjo është pyetja. Si bëhet që mospajtimet më të mëdha I keni pasur pikërisht këtu, e jo në program, kur kemi parasysh që pikat kryesore programore të dy partive të koalicionit kanë qenë diametralisht të kundërta e përjashtuese për njëra tjetrën. Këtu janë dy mundësi: o në aspektin programor njëra palë ka lëshuar tërësisht pe? Ose, më afër të të vërtetës, programin nuk e konsideroni të rëndësishëm. Pra do të qeverisni me tahmin. Sipas parimit: Hajt se ja bojmë diqysh?

Prapë, asgjë ndryshe. Përsëritje e së njejtës.

Por ja që megjithatë ka diçka ndryshe në këtë qeveri. Ëshhtë hera e parë që e kemi një qeveri që themelohet e votohet në një moment kaq kritik për marrëdhëniet Kosovë Serbi, dhe e cila nuk ka asnjë qëndrim të qartë publik për këtë gjë. Pa asnjë përgatitje. Së paku pa asnjë qëndrim a qasje të mirëmëeënduar e cila është bërë publike. Ajo që ka mundësi të jetë folur e dakorduar mes partnerëve të koalicionit, ose me përfaqësuesit ndërkombëtar’ ka thënë Donika Kadaj.