Maldini flet pas debutimit te Milani: Më motivoi babai

Daniel Maldini ka regjistruar mbrëmë debutimin e tij me Milanin, në Serien A.
Danieli u bë gjenerata e tretë e Maldinëve, që luan dhe e vesh fanellën e skuadrës së madhe italiane, Milan.
17- vjeçari u fut në lojë në minutat shtesë të takimit kundër Hellas Veronas, duke ndjekur hapat e babait të tij, Paolo dhe gjyshit të tij, Cesare.
Pas ndeshjes, lojtari është shprehur shumë i lumtur, duke thënë se ëndrra e tij është bërë realitet tashmë.
“Ishte një ëndërr e bërë realitet, vetëm rezultati nuk ishte i mirë” ka thënë Maldini.
“Debutimi ishte objektivi im, tani shpresoj të vazhdoj fuqishëm. Ishte moment emocional, por babai im është motivues” ka shtuar tutje Daniel.
Maldini është lojtari i parë i lindur në vitet 2000, që me skuadrën e Milanit luan në Serien A.