Reagon futbollisti i Kosovës: Ra cigarja e shumë njerëz e mësuan se ne do të luanim

Kombëtarja e Kosovës futsall ka dështuar në kualifikohet në fazën e radhës kualifikuese pasi në tre takimet e luajtura ka fituar një dhe është mposhtur në dy të tjera.
Kundërshtar të Kosovës në këtë fazë kualifikuese ishin Austria, Gjermania e Gjeorgjia, si organizatore e mini-turneut në fjalë.
Por, para nisjes për në Tibilisë, futbollistët e Kosovë ishin bërë ‘skandal’ pasi ishin kapur duke pirë cigare në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës.

E gjitha kjo sipas futbollistit të Kosovës, Oso Gjinovci ka ndikuar në përformancën e dobët të ekipit, por futbollisti në një prononcim për gazetën ka thënë se te rezultatet negative kanë ndikuar edhe disa arsye të tjera që bën të kuptohet se Gjinovci fajëson edhe Federatën e Futbollit të Kosovës.
“Dua të sqarohem edhe një herë për çështjen e cigareve për publikun Dardan. Sulmi ndaj tre futbollistëve duke më përfshirë edhe mua ishte një gjë e keqe pak para nisjes për në Gjeorgji. Sa i përket ndikimit në moskualifikim tonë kishte edhe arsye të tjera”, ka thënë Gjinovci për Olle.
E para ishte sulmi nga mediat e shumta ditën e nisjes pikërisht për çështjen e lartë cekur, e dyta ishte udhëtimi i bërë pasi kemi udhëtuar vetëm 24 orë para ndeshjes zyrtare duke përfshirë edhe vonesat e shumta në aeroport si në Prishtinë ashtu edhe në Stamboll.

Pas lodhjes nga udhëtimi kemi bërë gjumë vetëm 3 orë dhe kemi pasur direkt ndeshjen e parë ndaj Austrisë ku edhe e fituan, por që më pas e gjitha nuk shkoi ashtu siç ne dëshiruam duke u eliminuar nga kjo fazë”, tha Gjinovci.
Tutje, ai tha se takimi ndaj Gjeorgjisë u humb pasi skuadra në fjalë kishte në radhët e saj shumë futbollistë cilësor të kalibrit botëror.
Ndërsa pos tjerash ai shtoi: “Cigarja bëri efektin e vetë, mësuan njerëzit se Kosova luan futsall dhe kishim parakualifikime dhe se po ndeshemi me tri kombëtare të forta, me pak fjalë, cigarja ishte faktori kryesor që shumë njerëz në Kosovë mësuan se kombëtarja do të luajë në parakualifikime në futsall, fatkeqësisht”.