75 Mall Live Search
16:34 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Lushtaku akuza Kurtit: Për të parë fytyrën e vërtet të tij, jepjani karrigen e pushtetit

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku në një fjalë rasti në seancën e sotme ka hedhur akuza tek lideri i VV-së, Albin Kurti.

Sipas Lushtaku, koalicioni LDK-VV do të jetë koalicion i dëshpërimit, transmeton Indeksonline.

“Sot gati katër muaj nga zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit 2019 përfundoj telenovela Vetëvendosje-LDK që përfundoj me një marrëveshje, për një qeveri gjoja të shpresës. Për shumë qytetarë, Qeveria Kurti do të jetë mes shpresës e dëshpërimit, por duke i vënë shpresat vetëm tek ai, sigurisht në dëshprim do të përfundoj. “,tha fillimisht Lushtaku.

Tutje, sipas Lushtakut, PDK me 6 tetor ka dhënë shembull që i kanë munguar politikës.

“PDK me 6 tetor 2019 ka dhënë shembujt e munguar në politikën ballkanase. PDK  është këtu për të treguar qytetarëve, fytyrën e vet të këtyre dy partive politike që përgjatë 120 ditëve nuk kanë lënë të zezë pa i thënë njëra tjetrës e sot na paraqiten se janë gjoja shpresa e këtij vendi.” tha deputeti i PDK-së.

Lushtaku tutje ia ka përmendur takimet e Kurtit me Listën Serbe.

“Jeni duke luajtur me ndjenjat e qytetarëve, me një Qeveri të çudirave. Se dyti, shkoi dhe u ulë në tavolinën e pazarit me Listën Serbe. Dhe, së treti e sakrifikoi kolegun e tij Glauk Konjufcën. Gjithë qytetarët e Kosovës do të shohin fytyrën e vërtetë të tij. Me të vërtetë Albini e ka të vështirë”, u shprehë Lushtaku.

“Bllokadat e tyre për disa muaj do të ketë pasoja. Në politikën e z.Kurti çdo gjë është relative. Qytetarët do të shohin fytyrën e vërtetë të tij. Për të parë fytyrën e vërtet të tij, jepjani karrigen e pushtetit. Koalcioni nuk mund te jetë i shpresës dhe i parimit”, tha ai. /Indeksonline/