75 Mall Live Search
18:30 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Hera e tretë që refuzohet grupi “Aurora” nga festivali i RTSH-së

Dikur ishte njëra ndër grupet në aktive në skenën muzikore shqipare, por ka vite që grupi “Aurora” nuk sjellë këngë dhe videoklipe, qoftë vetëm si audio.

Ata nuk kanë qenë të pranishëm as nëpër media, por sot në T7 në emisionin #gjesi dhanë shumë informacione.

Ata thanë që ishte vendim i tyre që nga viti 2016 të mos sjellin asnjë këngë deri në vitin 2020 shkruan Indeksonline.

“Ka qenë vendim që e kemi marrë dhe ne gjithmonë iu kemi qëndruar mbrapa vendimeve tona. E kam këtu në telefon, mundesh me pa edhe ti”, thotë Nazi.

Sipas tyre, e vetmja përpjekje për të prezantuar një prej këngëve  të  tyre, ka qenë festivali i RTSH-së, fituesi i të cilit e përfaqëson Shqipërinë në festivalin evropian të këngës Eurosong.

Nazi me këtë rast u shpreh se, edhe pse kishin aplikuar 3 vjet radhazi, pjesëmarrja e tyre ishte refuzuar nga drejtuesit e festivalit.

“Është hera e tretë që konkurrojmë në këtë festival, jo që ne mendojmë që është i mirë, po sepse kemi dëshirë ta prezantojmë Shqipërinë në Eurosong. Ju garantoj që kënga jonë është shumë më e mirë se të gjitha këngët që e kanë përfaqësuar Shqipërinë deri tash, përfshirë edhe këtë të fundit”, u shpreh ai duke iu referuar këngës së Arilena Arës. /iIndeksonline/