E fundit: Në ora 19:00 sërish seancë, Vjosa Osmani do të votohet për kryeparlamentare

Kuvendi i Kosovës pasi votoi formimin e qeverisë së re, pritet të mblidhet prapë në ora 19:00.
Siç mësohet në këtë seancë pritet largimi i Glauk Konjfucës nga posti i kryeparlamentarit dhe të votohet Vjosa Osmani.
Kjo do të bëhet për shkak të marrëveshjes që kanë LDK dhe VV. Pritet që Lista Serbe ta votoj Vjosa Osmanin si kryeparlamentare. /Indeksonline/