75 Mall Live Search
19:30 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Feronikeli triumfon në miqësoren kundër FC Shkupit

FC Feronikeli ka fituar miqësoren e së hënës, të zhvilluar kundër skuadrës nga Maqedonia, FC Shkupi.

Ndeshja u zhvillua në Antalya të Turqisë, në kuadër të përgatitjeve të fazës së dytë të kampionatit, që po bën ekipi ynë atje.

Ndeshje e hapur u zhvillua gjatë gjithë kohës, me raste të shumta shënimi, mirëpo goli i vetëm erdhi nga Mendurim Hoti, që u tregua i saktë nga pika e bardhë.

FC Feronikeli do ta zhvillojë edhe një miqësore para rikthimit në Kosovë, ndaj FC Rukh Brest.