75 Mall Live Search
13:58 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Zyra e presidentit: Institucionet, i obligon ligji ta vendosin fotografinë e presidentit

Zyra për komunikim me publikun e Presidencës, përmes një përgjigjeje për IndeksOnlinen, kanë thënë se presidenti i Republikës përfaqëson autoritetin më të lartë të shtetit dhe të gjitha institucionet obligohen me Ligjin për protokollin e shtetit që në mjediset e tyre ta vendosin fotografinë e presidentit.

Në këtë përgjigje thuhet se Kuvendi është institucion ligjvënës i Republikës së Kosovës dhe si i tillë do të duhej t’ ishte shembulli më i mirë i zbatimit të ligjit.

“Presidenti i Republikës përfaqëson autoritetin më të lartë të shtetit dhe të gjitha institucionet obligohen me Ligjin për protokollin e shtetit që në mjediset e tyre ta vendosin fotografinë e presidentit. Kuvendi është institucion ligjvënës i Republikës së Kosovës dhe si i tillë do të duhej t’ishte shembulli më i mirë i zbatimit të ligjit. Nuk e dimë nëse është e vërtetë ajo që është raportuar, por një veprim i tillë gjithsesi që do ishte shkelje e ligjeve në fuqi dhe një precedent i keq për të gjitha institucionet e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së presidentit.