75 Mall Live Search
14:07 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Arrestohet një person për tri vjedhje, në Mitrovicë

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit policor – Jugu në Mitrovicë, kanë arritur ta identifikonin dhe arrestonin një person të dyshuar për përfshirje në tri raste të veprave të ndryshme penale: “Vjedhje”, ku cak i tyre ishin çantat e krahut nga viktimat femra.

Arrestimi i të dyshuarit K. M., i moshës së mitur, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara për përfshirje në tri vepra penale: “vjedhje e rëndë” që ishin raportuar javën e fundit brenda zonës së përgjegjësisë në Mitrovicë.

Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt./IndeksOnline/