75 Mall Live Search
21:04 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ministri që punoi me nderë dhe përkushtim, përmbushi 100% planin e punës

Skender Reçica, ka drejtuar për më shumë se dy vite Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në qeverinë “Haradinaj”.

Ai sot ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët e tij me të cilët ka punuar që sado pak të përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Reçica sa ishte ministër ka iniciuar reforma në fushën pensionale, të marrëdhënies së punës, sociale e familjare, janë trajtuar mbi 27.000 punëkërkues në punësim të rregullt, masa aktive të tregut të punës dhe aftësim profesional. Siguria dhe shëndeti në punë kanë njohur përmirësim për shkak të masave të shumta që ka ndërmarrë Reçica në këtë mandat.

Për herë të parë është menduar kompensimi i lehonave të papunësuara përçka dhe nën drejtimin e tij MPMS ka hartuar Projektligj të veçantë për lehonat, njohja e stazhit të punës për të dëbuarit nga puna nga regjimi serb në vitet e 90′, largimi i kritereve diskriminuese për familjet përfituese të asistencës sociale, etj.

Nën drejtimin e tij, MPMS ka përmbushur 100% planin e punës si dhe ka përmbushur 100% masat e parapara nga MSA-ja dhe objektivat e agjendës për reformat evropiane ERA.

Statusi falënderues i Reçicës:

Si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale për më shumë se dy vite sa kam udhëhequr me këtë dikaster, kam punuar me ndershmëri dhe përkushtim, në përpjekje që sado pak të përmirësojmë mirëqenien e qytetarëve tanë. I gjithë ky angazhim në punë nuk do të arrihej pa përkrahjen dhe bashkëpunimin e stafit profesional të MPMS-së.

Me këtë rast, dua të shpreh falënderime të veçanta për secilin punonjës të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për përkrahjen dhe angazhimin e tyre në realizimin e objektivave tona të përbashkëta, në shërbim të qytetarëve.

Në veçanti, shpreh mirënjohjen time për Sekretarin e MPMS-së, për Drejtorin e Agjensionit të Punës së Republikës së Kosovës si dhe Kryeshefin e Inspektoratit të Punës. Ishte privilegj dhe nder për mua ta drejtoj një dikaster kaq të rëndësishëm si Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, gjithnjë në përpjekje për t’u dalë zot obligimeve tona ligjore e morale karshi qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ju priftë e mbara!